“E tradhtoi pasioni për futbollin”/ Zbulohet rastësisht pas 11 vitesh arrati koka e mafias italiane

06/08/2023 10:32

Një nga 100 të arratisurit më të rrezikshëm të Italisë është kapur rastësisht pas 11 vitesh, pasi është parë  në një ndeshje të Napolit në një restorant grek.

Vincenzo La Porta i njohur si anëtar i klanit Contini të mafias Italiane, u arrestua pas një dekade në ishullin korfuz, teksa po festonte në një stadium ku skuadra e qytetit të tij fitoi kampionatin e Serisë A disa javë më parë.

Krimineli 60-vjeçar, i dënuar më parë në mungesë me 14 vjet e katër muaj burg për evazion fiskal dhe mashtrim fiskal, u kap pasi policia e pa atë rastësisht në foto të shpërndarë në rrjete sociale nga tifozët e futbollit.

Vincenzo La Porta nuk e dinte se festa për ekipin e tij të futbollit të vendlindjes, Napoli, që fitoi kampionatin italian për herë të parë në 33 vjet, i kushtoi atij lirinë, për të cilën ishte kujdesur 11 vite me radhë.

Policia italiane thotë se La Porta ishte përfshirë në pastrim parash për sindikatat e Napolit Camorra. Shteti italian për vite me radhë kishte pritur që ai të bënte një gabim që do të tradhtonte vendndodhjen e tij, dhe më në fund, ai ra në pranga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA