Restaurohet statuja e shekullit V! Ekspozohet në SHBA deri në janar, më pas do t’i kthehet Muzeut Kombëtar

05/08/2023 15:43

Një artifakt i mrekullueshëm bronzi i zbuluar në Babunjë të Lushnjës është restauruar në Institutin Getty, një nga laboratorët më të rëndësishëm në Amerikë.

Ky zbulim i shek V para Krishtit tregon për kulturën e zhvilluar të prapatokës së bregdetit ilir si dhe shkëmbimet tregtare. Babunja, një stacion tregtar u gërrmua për herë të pare në vitet ’60 nga Dr. Hasan Ceka.

Kjo statujëzë 2500-vjeçare prej bronzi që do të qëndrojë e ekspozuar në Muzeumin ‘Getty Villa’ në Los Angeles deri më 29 janar.

Kjo skulpturë u zbulua në vitin 2018, kur arkeologët duke gërmuar në një vendbanim të lashtë në Republikën e Shqipërisë zbuluan një statujë bronzi të jashtëzakonshme të një kalorësi të armatosur mbi një kalë të rregulluar.

Vizitorët në ekspozitën në Getty Villa do të shohin statujëzën si dhe video dhe imazhe që dokumentojnë procesin e konservimit. Në Shqipëri, objekti do të shfaqet përfundimisht në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA