Vrasja e 32-vjeçares, Koalicioni Kombëtar Anti-trafik: Këmbanë alarmi! Nëse s’reagojmë sot, krimi do të godasë sërish nesër

03/08/2023 15:15

Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Anti- trafik ka reaguar pas vrasjes së 32-vjeçares Luljeta Preza poshtë urës së Dajlanit.

KKSAT e quan këmbanë alarmi vrasjen e saj, duke theksuar se nëse nuk merren masa, do të ketë përsëritje të ngjarjes së rëndë.

Kujtojmë se Gruaja nga Sukthi pjesë e komunitetit rom u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, paraditen e djeshme rreth orës 10:35 me shenja thike në trup.

Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00 të 2 gushtit, poshtë urës së Dajlanit, viktima është konfliktuar me dy autorwt qw ranw nw pranga, Aldo Brahimi 22-vjeç dhe Ylli Grabovari 45-vjeç. Më pas dy personat e kanë goditur me thikë dhe si pasojë ajo ka humbur jetën në vendin ku u gjet trupi.

Dyshohet se viktima kishte konsumuar kokainë, së bashku me tri vajzat e identifikuara si B. S. 28 vjeçe, M. M. 26-vjeçe dhe një e mitur 15 vjeç.

Sipas burimeve policore, viktima është abuzuar seksualisht dhe më pas është goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Nga hetimet e para rezulton se viktima bënte një jetë endacake dhe jo rrallëherë detyrohej të shiste trupin e saj për të fituar pak para e mbajtur veten gjallë. Një ditë më parë 17 persona që dyshohet se kishin dijeni mbi ngjarjen e rëndë u shoqëruan në polici.

Deklarata Publike e KKSAT – Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Anti-Trafik

Gjatë ditës së djeshme dhe sot media ka transmetuar një lajm tronditës për vrasjen në mënyrë brutale të 32 vjeçares L.P. Sipas njoftimit të fundit zyrtar të Policisë së Shtetit, L.P ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës dhe ditën e sotme është bërë e mundur vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar të krimit.

Ngjarja e ndodhur pranë Urës së Dajlanit në Durrës është brutale dhe tronditëse jo vetëm për faktin e humbjes së jetës së një personi por për rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje. Nga informacioni I përcjellë gjersisht në media del qartë që bëhet fjalë për një rast që prej kohësh është i ekpozuar në rrugë dhe është shfrytëzuar rregullisht nga persona të ndryshëm. Kjo tregon më sa pakti një mungesë të reagimit të Insitucioneve për të identifikuar rastin dhe për ta referuar për mbrojtje, që do të parandalonte edhe këtë ngjarje.
Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Anti-Trafik (KKSAT), i përbërë nga 4 qendra që mbrojnë dhe strehojnë viktimat e trafikimit dhe viktimat e krimit dënon me forcë këtë ngjarje të rëndë, e cila ështrë një këmbanë alarmi për gjendjen në të cilën ndodhen gratë dhe vajzat e tjera të pambrojtura që jeta i ka përplasur në rrugë.
Veprimi makabër i vrasjes është dënimi i fundit që ka marrë L.P pas një historie të gjatë vuajtjesh dhe shfrytëzimi në rrugë nga tutorë e trafikantë, kriminele dhe dhunues të ndryshëm, duke përfituar nga pamundësia e saj për të reaguar, siç raporton edhe media.
Kjo ngjarje është një këmbanë alarmi për Insittucionet dhe të gjithë mekanizamt e shtetit, shoqërinë civile, median dhe të gjithë të gjithë shoqërinë.

KKSAT i drejtohet organeve kompetente të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatës për:

1. Vijimin e hetimit me qëllim dënimin e autorëve dhe vënien përpara drejtësisë në përputhje me legjislacionin dhe veprën e kryer;
2. Hetimin proaktiv të rasteve të ngjashme të cilat janë duke u shfrytëzuar seksualisht;
3. Parandalimin e fenomenit të shfrytëzimit seksual të vajzave dhe grave nëpërmjet identifikimit të tyre në kohë dhe referimin për mbrojtjen e tyre si viktima të mundshme.
Insitucionet Publike duhet të marrin të gjtiha masat për të reaguar në kohë ndaj çdo rasti që është në rrezik, që është i pambrojtur. Si L.P shohim me qindra raste të që lypin në rrugë, që janë në situata të pambrojtuara apo detyrohen të shesin trupin e tyre për të mbijetuar. Janë pikërisht këtë njërëz që bien pre e kriminelëve, turorëve dhe shfrytëzuesve të shumtë.
Edhe media duhet të jetë më e kujdeshme kur raporton ngjarje të tilla, duke shmangur të dhëna që ekspozojnë viktima apo cilësime të nxituara që nxisin reagim ndëshkues edhe ndaj viktimës.
Të gjithë jemi përgjegjës për vrasjen e L.P dhe të gjithë duhet të reagojmë dhe të marrim në mbrojtje gratë, vajzat, djemtë, fëmijët dhe këdo që është në situatë vulnerabël.
Nëse nuk reagojmë sot krimi do të godasë sërish neser!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA