Një vajzë është gjetur pa shenje jete këtë paradite, poshtë “Urës së Dajlanit” në Durrës.

Trupi i pajetë i të resë, rreth moshës 20-30 vjeçe, është parë rreth orës 10:35 në lagjen numër 13 të qytetin bregdetar.

Vajza ishte e pastrehë dhe ende nuk është bërë identifikimi i saj, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Në “Urën e Dajlanit”, strehohen shpesh familje rome, që qëndrojnë dhe flenë aty në kushte të vështira.

Top Channel