Makina përplas 7-vjeçaren në Bilisht
03/08/2023 12:12
Një 7 vjeçare mbeti i plagosur pasi u përplas nga makina në Bilisht këtë të enjte rreth orës 11:05.
E mitura po ecte në rrugë kur u përplas nga shoferi i identifikuar si F. B.. Ajo u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor, ndërsa ende nu dihet gjendja.
“Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.
Top Channel