Tirana luan ndeshjen e dytë përballë Beshiktashit në “Air Albania”, e vlefshme për raundin e dytë eliminator të Conference League.
Pas një pjese të parë mjaft të mirë në raste dhe kontroll loje, në minutën e 57′-të skuadra turke kalon në avantazh me anë të Amarteit nga një goditje këndi dhe 0-1.
Golat u realizuan nga Daniel Amartey dhe Vincent Aboubakar. Disa minuta më pas, në të 66-n Beshiktashi mbetet me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Masuakut dhe në të 75′-n sulmuesi kryesor i turqve Abubakar shënon edhe golin e dytë.
Me këtë rezultat shifra e përgjithshme e golave shkon në 5-1 duke kualifikuar ashtu siç pritej ekipin turk dhe ndërprerë rrugëtimin europian të Tiranës.
Djemtë e Orges Shehit, iu afruan golit në disa raste, por Hasani, Kaina, Deliu dhe Abazaj nuk konkretizuan rastet e krijuara. Besiktasi do të sfidojë në turin e tretë azerët e Neftchi Baku.
Top Channel