Nga Katari te SHBA: Sa kushton organizimi i një Kupe Bote? Shifrat marramendëse që ndryshuan futbollin
Interi nuk dorëzohet për Gianluca Scamaccan. Sipas të përditshmes Corriere dello Sport, klubi zikaltër ka gati një ofertë prej 30 mln eurosh për sulmuesin e West Ham-it .
Më saktë 25 mln euro + 5 të tjera në formën e bonuseve për ish-sulmuesin e Sassuolos. Klubi londinez, më herët kishte refuzuar një ofertë prej 25 mln euro për 24-vjeçarin dhe tashmë dyshja Marotta-Ausilio nuk dëshiron të humbasë më kohë.
Duke i vendosur në tryezë West Ham-it një ofertë që mbërrin në 30 mln euro. Drejtuesit e Interit dëshirojnë që ta mbyllin sa më shpejt operacionin në mënyrë që sulmuesi shtatlartë të vihet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.
Pas largimeve të Dzekos dhe Lukakus, zikaltrit kanë nevojë për një sulmues dhe Scamacca duket të jetë alternativa e duhur. Futbollisti nga Roma është pjesë e “Çekanëve” që nga qershori i vitit 2022. Kur u ble nga Sassuolo për 36 mln euro.
Në një vit në ishull, sulmuesi është aktivizuar në 16 ndeshje duke shënuar dhe 3 gola, me ekipin që e mbylli sezonin në Premier në vendin e 14, teksa fitoi UEFA Conference League.
Top Channel