E mitura Jonada Avdia u përplas për vdekje me skaf nga ish polici Arjan Tase si sot një vit më parë, ndërsa po pushonte me familjen në Potam të Himarës.

E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Jonada me origjinë nga Tropoja kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetonin në Angli. Ngjarja tronditi opinionin publik në të gjithë Shqipërinë të cilët u ngritën në protesta për javë me radhë. Për këtë ngjarje është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.

Moment nga protesta pas vdekjes së Jonadës

Më 11 korrik Prokuroria e Vlorës mbylli hetimet për ngjarjen tragjike të Himarës dhe doli në përfundim se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues Arjan Tase të zonës së përcaktuar për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.

Arjan Tase akuzohet për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Për tetë personat e tjerë, të cilët janë punonjës të policisë kufitare dhe të bashkisë Himarë është ngritur akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Viktima Jonada Avdia dhe autori Arjan Tase

Për të parandaluar ngjarje si ajo e Potamit, në maj është ngritur Njësia Policore Detare, e përbërë nga 104 punonjës të cilët pritet të sigurojnë jetën e pushuesve në bregdetin shqiptar.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA