Kanë bërë apo jo check up-in? Ku dhe sa herë i kanë kryer këto kontrolle? Përmes këtyre pyetjeve, SPAK ka marrë rrëfimin e disa qytetarëve, të cilëve ju ishte dërguar fletëthirrje në cilësinë e dëshmitarit.

Shtetasit e pyetur, ishin që të gjithë nga qyteti i Elbasanit dhe siç ata treguan jashtë kamerave, agjentët e BKH synuan të kuptojnë prej tyre, nëse e kishin kryer apo jo kontrollin bazë shëndetësor.

Po merren në pyetje dhjetëra shtetas për llogari të çështjes së kallëzuar prej 2020-ës dhe që është regjistruar me numër procedimi 122.

Kallëzimi për check up-in u dorëzua nga PD, mbi dyshimet se është shpërdoruar detyra e kryer korrupsion dhe kishte në fokus dy funksionarët më të lartë të ministrisë së shëndetësisë dhe bashkë me ta edhe aksionerët e kompanive koncensionare.

Në kallëzim përmendet se vetëm për 2015-ën, kontrollin e kanë kryer 244.440 persona, por pagesa është kryer për 357 mijë persona që do të thotë se, vetëm për këtë fashë kohore, koncensionari është paguar për 110 mijë kontrolle të parealizuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA