Me dy super hëna të plota do të mirëpresim dhe do e mbyllim gushtin e këtij viti, sot dhe në datën 31 të muajit.

Pamjet e mëposhtëme janë nga hëna e plotë, e cila quhet “Hëna e plotë e Sturgeon”. Kjo superhënë është e dyta nga katër gjithsej në verën e vitit 2023.

Superhëna e plotë ndodh kur Hëna është në fazën e Hënës së plotë dhe është shumë afër perigjeut, pra pikës së saj më të afërt me Tokën.

Kjo është arsyeja pse ajo duket më e madhe dhe më mbresëlënëse, veçanërisht për vëzhguesit me përvojë të Hënës.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA