“Fabinho është një tigër”, prezantimi i veçantë i brazilian nga Al Ittihad

01/08/2023 20:15

Braziliani Fabinho është një prej “yjeve” të shumtë të futbollit europian që iu përgjigjën thirrjes së Arabisë Saudite në këtë merkato verore.

Ish-futbollisti i Liverpoolit, në fakt është transferuar në Al-Ittihad, pas një negociate të gjatë që u duke se do të zhvlerësohej në finale për shkak të dy bulldogëve të lojtarit, të konsideruar të paligjshëm në vend.

Në fund gjithçka shkoi më së miri dhe ish-mesfushori i “The Reds” u prezantua në një mënyrë të veçantë.

Klubi arab e prezantoi Fabinhon së bashku me një tigër. Në video shfaqet fillimisht tigri dhe më pas braziliani, që e mban të lidhur.

“Fabinho është një tigër”, thuhet në finale. Jo vetëm kaq, Al-Ittihad ka publikuar edhe një video të dytë, një video “prapaskenë”, në të cilën lojtari shihet duke përkëdhelur fillimisht tigrin dhe më pas një luan./ SuperSport

 

Top Channel