Dua Lipa ka njoftuar tashmë që ndodhet në Shqipëri për pushime.
Ylli ka ndarë të tjera foto në Instagram, ku duket si një sirenë me një fustan të kuq të tejdukshëm.
Këngëtarja me origjinë shqiptare duket se është duke shijuar bukuritë e vendit tonë, ndërsa në foto perëndimi i diellit duket mahnitës.
View this post on Instagram
“Duke ngarkuar kristalet e mia”, shkroi Lipa në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.
Tri ditë më parë, ajo postoi disa foto të tjera, duke shkruar “shtëpi“, bashkëngjitur me flamurin shqiptar. Shumë nga ndjekësit e saj shqiptar i uruan të kalojë një kohë sa më të mirë.
Ndërkohë në një tjetër postim krahas fotove me bikini ajo shkruajti: “A ma mirë ktu a atje?”, ndërsa në një video shihet me miqtë e familjarët e saj duke kënduar e kërcyer me këngë shqip.
Është vera e tretë radhazi që ylli me famë ndërkombëtare zgjedh shtetin amë për pushime, përkatësisht jugun e vendit.
Top Channel