810 bimë narkotike janë asgjësuar ditën e sotme në Bushat të Vaut të Dejës, ndërsa policia ka publikuar pamje nga operacioni. 

Siç shihet në video, bimët ishin të kultivuara në një serë, të cilën policia e ka bastisur në fshehtësi.

Gjatë operacionit, është kapur në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike, njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi E. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel