Transeksuali i zgjedhur në bashki akuzohet për krime makabre pedofilie teksa e dashura transgjinore i dërgonte imazhe fëmijësh të kopshtit (fotot)

28/07/2023 21:45
Lindsay Groves, djathas, dergonte fotot nga kopshti ku punonte si "edukatore"

Transgjinori i parë i zgjedhur në New Hampshire, SHBA është arrestuar për krime makabre abuzimi seksual me fëmijë, i akuzuar se e dashura trangjinore edukatore kopshti, i dërgonte imazhe degraduese të fëmijëve për të cilët kujdesej.

Stacie Marine Laughton, transgjinore 39 vjeçare, ish-i/e zgjedhur demokrate, përballet tashmë me më shumë se 20 vjet burg për nxitje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

Ish-demokratja nga New Hampshire u arrestua pasi pasi Lindsay Groves, u bënte foto fëmijëve për të cilët kujdesej nga tre deri në pesë vjeç në kopshtin ku punonte në Tyngsborough, Massachusetts.

Groves ishte në një marrëdhënie me Laughton, dhe dyshja perverse diskutonin fotot seksuale të fëmijëve në më shumë se 10,000 mesazhe.

Zyrtarët e policisë zbulonin diskutimet e tyre për sulmet seksuale ndaj fëmijëve, të cilat ishin tepër të tmerrshme për t’u riprodhuar nga mediat, edhe ne forme të shkruar.

Nuk njihet se nga e ka burimin perversiteti me mangësi të frikshme mendore e empatie, qe po shfaqet gjithnjë e me shume te persona të kësaj kategorie në SHBA.

Groves, ish-punonjëse e kopshtit ‘Creative Minds Early Learning Center’ u akuzua muajin e kaluar për shfrytëzim të fëmijëve dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve, që dënohet deri me 30 vjet burg.

Ndërsa Laughton, i lindur burrë dhe pas tranzicionit në femër u zgjodh në bashkinë e Hillsborgouh në 2012, nuk mund të merrte postin prej të kaluarës kriminale për mashtrim financiar.

Në 2012, ajo u zgjodh bashkë me dy demokratë të tjerë David Cole e Mary Gorman për zonën e Hillsborgouh.

Ajo ishte arrestuar për dhunë shtëpiake në 2002 dhe për sulm seksual ndaj një gruaje në 2003.

Laughton fajësonte të kaluarën e saj për sëmundjet mendore dhe sjelljet abuzive teksa në një postim ‘premtonte të kurohej’.

Tashmë transgjinori pret gjyqin për abuzimet makabre seksuale në bashkëpunim./DailyMail/

FOTO GALERI
2/5
Cifti i abuzuesve pedofile

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA