Letra e Sinead O’Connor për Miley Cyrus në 2013 bëhet virale pas vdekjes: Nëse lejon shfrytëzimin, ke vetëm lëndime (fotot)

28/07/2023 21:05

Një letër e hapur e këngëtares së ndjerë Sinead O’Connor për artisten Miley Cyrus po përhapet gjerësisht në rrjet pas vdekjes së papritur të legjendës irlandeze në moshën 56 vjeçare.

Artistja e këngës së njohur ‘Nothing Compares 2’ ka pasur një karrierë të fortë, por gjithashtu dhe një numër kontestimesh, siç ka qenë dhe një debat madiatik me Cyrus.

Letra iu dërgua asaj dhe publikut në 2013, pasi Miley tha për revistën ‘Rolling Stone’ se video e saj e mbushur me lakuriqësi ‘Wrecking Ball’ ishte frymëzuar nga kënga e Sinead, ‘Nothing Compares 2 U’.

Por Sinead nuk e pëlqeu fare këtë krahasim, me videon e ku artistja e re lëkundet në një gjyle shkatërruese krejt e zhveshur, prandaj i shkroi letrën publike.

Në letër ajo e paralajmëronte për anët e errëta të famës dhe të shfrytëzimit të artistëve: ‘Asgjë përveç lëndimit nuk vjen nëse e lejon veten të të shfrytëzojnë’.

Sinead niste letrën e saj, të postuar fillimisht në faqen e internetit sineadoconnor.com, duke thënë se i shkruante ‘prej shpirtit të amësisë dhe të dashurisë’.

“E dashur Miley, nuk do të kisha shkruar këtë letër, por sot i jam shmangur telefonatave të gazetave që më kërkojnë komente mbi atë që the për ‘Rolling Stone’, se kënga jote Wrecking Ball dhe video janë të ngjashme me ‘Nothing Compares’ … Kështu që duhet të të them diçka në frymën e amësisë dhe të dashurisë”.

“Jam e shqetësuar për ty dhe ata rreth teje që të bëjnë të besosh apo të inkurajojnë në besimin tend është në njëfarë mënyre ‘e bukur apo moderne’ të dalësh e zhveshur apo duke lëpirë copa hekuri në videot e tua”.

“Dhe në fakt kjo errëson talentin tënd dhe lejon që të të prostituojnë, qoftë industria e muzikës, apo ti që prostituon veten tënde”, shkruante O’connor.

“Asgjë në terma afatgjatë nuk do të të vijë nëse lejon të të shfrytëzojnë, përveç lëndimit. Kjo nuk ka të bëjë me fuqizimin e grave, tëndin apo të të tjerave, por me faktin se vlerësohesh për tërheqjen seksuale dhe jo për talentin”.

“Më vjen mirë që jam një model për ty prandaj shpresoj që ti do të dëgjosh ato që po të them”.

“Industria e muzikës as nuk do t’ia dijë për ty, apo për ne. Ata të prostituojnë për çdo vlerë që mund të kesh, dhe të bëjnë të besosh që ‘kjo ishte ajo që doje’ … dhe kur të përfundosh në klinikë rehabilitimi si rezultat i prostituimit, ata bëjnë banjë në jahtet e tyre në Antigua, të cilat i blenë duke shitur trupin tënd, teksa ti e gjen veten vetëm”.

“Asnjë nga burrat që shikon me epsh trupin tënd të zhveshur nuk do t’ja dijë për ty, mos gënje veten. Shumë vajza e ngatërrojnë epshin me dashurinë. Nëse ata duan anën tënde seksuale do të thotë se nuk duan t’ia dinë për ty, aq më shumë kur ti u jep përshtypjen se nuk do t’ia dish për veten tënde.”

“Po, në njëfarë mënyre po sugjeroj se ti nuk kujdesesh për veten, dhe kjo duhet të ndryshojë. Ti duhet të jesh e mbrojtur si një vajzë e re e çmuar, nga të gjithë ata me të cilët punon e jeton, përfshi dhe veten tënde”.

“Është një botë e rrezikshme. Ne nuk i nxisim vajzat tona të dalin rrugëve të zhveshura pasi kështu bëhen pre e kafshëve ose më keq, e shumicës së atyre që punojnë në industrinë e muzikës dhe mediave të lidhura me to”.

Por megjithë fjalët e ashpra Sinead e bënte të qartë se Miley kishte plot talent muzikor.

Ajo vijonte:

“Ti ke talent të mjaftueshëm dhe nuk ke nevojë që kjo industri të të prostituojë. Nëse na pëlqen apo jo, ne femrat jemi modele jete dhe duhet të bëjmë shumë kujdes me mesazhet që u dërgojmë femrave të tjera”.

“Gratë duhet të vlerësohen për më shumë sesa per seksualitetin e tyre, ne nuk jemi vetëm objekte dëshire.’

Cyrus iu përgjigj letrës duke postuar komentet e O’Connor’s për kërkimet e një klinike mendore në Irlandë kur kishte probleme psikiatrike.

O’Connor nga ana e saj shkroi të tjera letra pas të parës pasi këngëtarja vinte në lojë shëndetin e saj mendor.

Më në fund Miley duket se i dha fund debatit në një intervistë me ‘The Today Show’, ku tha:

“Mendoj se është një artiste e mrekullueshme dhe kantautorë që është frymëzuar nga video ime e ‘Wrecking Ball’”.

Shkaku i vdekjes së këngëtares irlandeze është ende i paditur.

FOTO GALERI
5/9
Cyrus duek pare ne kamera ne stilin e 'Nothing compares to you'

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA