Kodrat e fshatit Hajdaraj në Lushnjë përfshihen nga flakët, shoqërohen dy të moshuar të dyshuar si autorë

28/07/2023 21:13

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në kodrat e fshatit Hajdaraj në Lushnjë.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte, ku veç tyre rreziku ishte dhe tek disa banesa pranë tyre.

Terreni i vështirë bëri që mjeti zjarrfikës, ta kishte të vështirë ndërhyrjen.

Për fikjen e zjarrit janë bashkuar banorë forcat e policisë punonjës bashkie etj. Pas disa orësh i bë e mundur fikja e flakëve.

Për këtë zjarr policia e Lushnjës, shoqëroi dy të moshuar të cilët dyshohen se i vunë flakën mbeturinave pas shtëpisë por nuk mundën ta mbani zjarrin nën kontroll i cili u përhap me shpejtësi.

Top Channel