Video/ Dhitë apline sfidojnë gravitetin duke u ngjitur në digën italiane për të marrë kripërat e nevojshme (fotot)

26/07/2023 16:28

Në një spektakël të rrallë akrobacie, dhitë alpine Ibex shihen shpesh duke u ngjitur në këtë digë thuajse vertikale të liqenit Cingino në veri të Italisë.

Arsyeja për rrezikun që ato ndërmarrin është e thjeshtë, dhitë kerkojnë kripërat që i mungojnë dietës së tyre herbivore (vegjetarianë).

Fermerët zakonisht u japin vetë bagëtive të tyre kripërat bashkë me ushqimet, kurse ato të egra duhet t’i gjejnë vetë kripërat.

Puna e tyre lehtësohet gjithashtu nga thundrat e veçanta të këmbëve.

Ashtu si alpinistët që përdorin gishtërinjtë e tyre gjatë ngjitjeve, dhitë e egra kanë dy gishtërinj që hapen dhe u lejojnë të kapen në detajet e vogla të shkëmbit.

Me këtë shkathtësi ato mund të mbahen mirë në hapësirat mes shkëmbit.

Thundrat e tyre janë të forta nga jashtë dhe të buta nga brenda, duke i bërë të afta të ngjiten në pjerrësi më shumë se 60°.

Aftësitë e tyre të ‘alpinizmit’ bëjnë që ato t’u shmangen dhe predatorëve të ndryshem që nuk janë po kaq të shkathët, si arinjtë, ujqërit e leopardët.

Dhitë e egra janë dokumentuar që mund të udhëtojnë deri në 20 km në kërkim të kripërave të tilla natyrale, që i furnizojnë me elementë të rëndësishëm ushqyes.

FOTO GALERI
3/5
Fermerët zakonisht u japin vetë bagëtive të tyre kripërat bashkë me ushqimet, kurse ato të egra duhet t’i gjejnë vetë kripërat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA