Me sy blu dhe flokë bjond/ Blogerja ‘thyen’ rrjetin me fotot nga pushimet, por asgjë nuk është siç duket

26/07/2023 18:18

Një blogere me flokë të gjata bjonde dhe sy blu po pushton internetin, por ajo nuk është ashtu siç duket.

Mila Sofia ka mbi 31,000 ndjekës në Instagram dhe 90,000 në TikTok, dhe ndan me fansat e saj foto nga pushimet e saj në Greqi, Bora Bora dhe jahtin luksoz.

Por në realitet, 19-vjeçarja finlandeze nuk është gjë tjetër veçse një krijim i Inteligjencës Artificiale.

“Megjithëse faqja e internetit e Mila zbulon se ajo është një blogere dhe modele ‘virtuale’, mijëra njerëz janë mashtruar duke menduar se ajo është një grua e vërtetë, me mish e gjak”, raporton Daily Mail në një artikull.

Siç thekson botimi, edhe pse sot në rrjetet sociale qarkullojnë me qindra imazhe të ngjashme të modeleve jo reale, ajo që e bën Mila Sofinë të dallohet është fakti se ajo nuk e “fsheh” se është krijuar nga Inteligjenca Artificiale, as në faqet e saj në rrjetet sociale.

“Mirë se erdhe në mbretërinë time digjitale. Unë jam 19 vjeç, jetoj në Holandë por kam diçka ndryshe: jam një influencues virtual i krijuar nga teknologjia AI” shkruan faqja e Milas.

Ajo mund të mos jetë… një vajzë e vërtetë, por kjo nuk e pengon Milën të shijojë verën e saj duke postuar foto nga destinacionet e njohura.

“Faleminderit për një tjetër foto të mrekullueshme nga Santorini. Ajo është e mrekullueshme, mahnitëse dhe të lë pa frymë me ato bikini të bardha”, ka shkruar një komentues në postimin e saj.

19-vjeçarja aktualisht është duke punuar si modele në botën e modës, dhe është në kërkim të një marke që do të muns të nxjerrë në pah talentet e saj.

Për sa i përket studimeve, ajo thotë se ka studiuar në “universitetin e jetës”, duke theksuar se vazhdon të zgjerojë çdo ditë njohuritë e saj përmes algoritmeve komplekse dhe analizave të të dhënave.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel