Ditë zie për dy pilotët grekë, ekspertët tregojnë se cili mund të jetë shkaku i rrëzimit të avionit “Canadair”

26/07/2023 08:41

Sot është shpallur ditë zie për dy pilotët e avionit “Canadair”, të cilët humbën jetën dje teksa përpiqeshin të shuanin zjarret në Karystos të Greqisë.

Ata humbën kontrollin dhe u rrëzuan pak para orës 15:00, ku  avioni “Canadair” shpërtheu menjëherë në flakë. Viktimat janë Kristo Mula 34 vjeç dhe Periklis Stefanidhis 27 vjeç.

Avioni me dy persona në bord ndodhej në një terren të vështirë në momentin e rrëzimit, ku fatkeqësisht dy pilotët dyshohet se kanë vdekur në vend, ndërsa ‘Canadair” u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët.

Konkluzioni zyrtar që do të dalë në ditët në vijim pritet të konfirmojë vlerësimet e raportuara nga pothuajse të gjithë ekspertët, inxhinierët, mekanikët, ish-pilotët, etj., të cilët, bazuar në përvojën e tyre dhe videon e rrëzimit, dolën në përfundimi se fluturimi i CL-215 në një pemë ndikoi në stabilitetin e saj dhe shkaktoi në rrëzimin e tyre.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA