Qeni i Joe Biden kafshon rojen e 7-të në Shtëpinë e Bardhë, në katër muaj (fotot)

25/07/2023 21:08

Një zëdhënës i familjes presidenciale të SHBA ka dhënë sot një deklaratë pas sulmit të radhës së qenit të presidentit ‘Commander’, ndaj anëtarëve të stafit të administratës.

Qeni 2-vjeçar i Biden ka bërë për spital tashmë shtatë njerëz që kur është vendosur aty kater muaj më parë, në një kohë kur dhe qeni i ngordhur i Biden, Major ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë për arsye të ngjashme.

Sulmi më i fundit i Commander erdhi sot ndaj një agjenti të shërbimeve të sigurisë që u detyrua të dërgohej në spital.

Sulmi tjetër serioz i Commander, ishte ai ndaj doktorit të Shtëpisë së Bardhë më 3 nëntor, kur e kishte kafshuar në krah e në kofshë, sipas email-eve të publikuara sipas Ligjit të Lirisë së Informacionit në SHBA.

22-muajshi Commander është akuzuar për sjellje agresive gjatë një periudhe prej disa muajsh.

CNN ka thënë se qeni në fjalë është përfshirë në të paktën 10 incidente, në një prej të cilave zonja e parë Dr. Jill Biden nuk arrinte ta kontrollonte teksa sulmonte një anëtar të sigurisë së ‘Secret Service’.

Të tjera incidente kanë ndodhur kur Commander shëtiste në kopshtet e Shtëpisë së Bardhë  i palidhur me litar.

Shefja e komunikimeve Elizabeth Alexander, justifikonte më herët sjelljen e Commander: “Kompleksi i Shtëpisë së Bardhë mund të jetë stresues për kafshët dhe Familja Presidenciale po punon për të përmirësuar situatën për të gjithë”.

Kreu i komunikimeve të Secret Service, Anthony Guglielmi, tha se ishte në dijeni të incidenteve me kafshët shtëpiake.

“Kemi pasur incidente dhe me administratat e mëparshme me kafshët shtëpiake, dhe ne e marrim seriozisht sigurinë e punonjësve”.

FOTO GALERI
2/5
Sulmi më i fundit i Commander erdhi sot ndaj një agjenti të shërbimeve të sigurisë që u detyrua të dërgohej në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA