Mali 3000m i lartë në formë piramide të përkryer, zbulohet poshtë akullit të Antarktidës (fotot)

24/07/2023 17:48

Edhe ata që nuk kanë qene ‘të fortë’ në gjeografi në shkollë, me shumë gjasa e dinë se Antarktida është e mbuluar nga akulli dhe thuajse e pabanueshme për njeriun e zakonshëm. Kjo i bën akoma dhe më misterioze zhurmat e fundit se një piramidë e përkryer është zbuluar aty.

Me sa dimë pinguinët nuk janë arkitektë shumë të mirë, përveç rastit nëse na i kanë fshehur aftësitë e tyre, shkruan me ironi rrjeti britanik LadBible.

Kështu që nëse nuk e kanë ndërtuar pinguinët ‘piramidën’, si ka dalë ajo aty?

Kjo është pyetje e ngritur nga shumë njerëz që prej pikasjes së një piramide në imazhet satelitore në zonën jugore të vargmalit Ellsworth në Antarktidë.

Janë disa maja të çuditshme të zbuluara aty, teksa një prej tyre është 2 kilometra katrorë në çdo drejtim e matur prej bazës, në një dizajn mjaft të ngjashëm me piramidën e Giza në Egjipt.

Natyrisht që zbulimi objektit masiv ka shkaktuar zhurmë të gjerë në internet, vecanërisht për faktin se njerëzit nuk supozohen të jetojnë në Antarktikë për periudha të gjata, prej temperaturave të ngricës.

Pas rishfaqjes së imazheve kësaj jave, njerëzit kanë nisur të japin teoritë e tyre për strukturat misterioze.

Një prej tyre sugjeronte: “Struktura i përket civilizimeve që ekzistonin para Përmbytjes, rreth 10,000 vjet më parë Antarktika ishte e ngrohtë.”

Një tjetër komentonte: “Konfirmohet iluminati.”

Por para se të gërmoni informacione për “burra të mundshëm dëbore” që ndërtojnë piramida, duhet theksuar se studiuesit kanë zbuluar shenja jete bimore në Antarktikë, duke thënë se dikur kontinenti ishte i mbuluar me pyje dhe me një temperaturë mesatare 12°C.

Kjo supozohet të ketë ndodhur miliona vjet më parë kur dhe ambjenti aty do të kishte qenë më i përshtatshëm saqë dikush të vendoste të ndërtonte një piramidë gjigante, ose ndoshta do të kishte një tjetër shpjegim: që objekti të mos jetë fare një piramidë.

Në lidhje me pamjet profesori gjeologjisë Eric Rignot foli me rrjetin LiveScience duke thënë se pamja ngjan vërtet me një piramidë: “Ky është vetme një mal që ngjan me një piramidë.”

Ai përmendi male të tjera që ngjajnë me formën e piramidës si  mali Búlandstindur në Islandë, apo Bordoyarnes në ishujt Faroe.

Kështu që nëse nuk janë pinguinët, burrat e dëborës apo alienët, mbetet vetëm një mal me formë çuditshme, shkruan rrjeti britanik.

FOTO GALERI
3/3
Komentet e perdoruesve te cuditur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA