Elon Musk zbulon ‘pasojat e tmerrshme’ për njerëzimin nëse alienët nuk ekzistojnë (fotot)

24/07/2023 16:57

Njerëzit ëndërrojnë prej dekadash nëse ka jetë aliene përveç asaj njerëzore që ne njohim, dhe tema duket se është bërë e preferuar prej mediave kohët e fundit, duke sjellë teori nga më të ndryshmet.

Një ide “avangardë” vjen si zakonisht nga manjati i teknologjisë Elon Musk që ka dhënë një parashikim drithërues për njerëzimin, në rast se alienët nuk ekzistojnë.

Pronari i Tesla e Twitter po diskutonte mbi logjikën dominuese te ‘mohuesve’ se ‘nëse do të kishte pasur alienë, deri në këtë pikë njerëzimi do e kishte mësuar’.

Shumë mbështesin teorinë e shprehur fillimisht nga gjeniu italian i fizikës Enrico Fermi se meqënëse toka është miliarda vjet e vjetër, nëse do të kishte pasur alienë ata do ta kishin prezantuar veten e tyre.

Kjo do të thotë se “bazuar në teorinë e udhëtimit interstelar njerezit deri tani duhet të kishim patur një vizitë nga alienë të ‘galaktikave’ të tjera”.

Kjo duket qartë që kjo është në mendjen e teoricienit të njohur Musk, i cili shpërndau mendimin në rrjetin e ti social, ku shkruante:

“Përgjigja më e frikshme e asaj që njihet si Paradoski Fermi është se alienë nuk ka fare, prandaj secili nga ne është një qiri ndërgjegjieje në humnerat e errësirës”.

Ideologjitë e shpërhapura të Musk u përçuan nga të tjerë studiues, teksa profesori britanik Brian Cox, la një koment miratimi.

“Ky do të ishte dhe qëndrimi im, pasi sikur të kishte shanse për të qenë i vërtetë (çka ne nuk mund të dimë) ne duhet të fokusohemi në atë që kemi në dorë, pra për të mos bërë gabime”, tha ai.

Komentet ogurzeza tërhoqën të tjerë përdorues të shqetësuar, si një që shkruante: “Mund të ishte një shpjegim që çdo civilizim i avancuar të dallohet herët e vone nga tjerët, ose ta shfarosë veten në një kohë të pamjaftueshme për t’u dalluar nga civilizimet e tjera”.

Prof Cox iu përgjigj kësaj të fundit: “Po, edhe ne drejt asaj rruge duket se jemi për fat të keq! Detyra jonë është ta evitojmë këtë.”

FOTO GALERI
2/3
Shumë mbështesin teorinë e shprehur fillimisht nga gjeniu italian i fizikës Enrico Fermi se meqënëse toka është miliarda vjet e vjetër, nëse do të kishte pasur alienë ata do ta kishin prezantuar veten

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA