Më afër robotët ‘Terminatorë’ pas zbulimit të metaleve ‘vetë-riparuese’ nga studiuesit (fotot)

22/07/2023 18:45

Idea e robotëve të pashkatërrueshëm në stil filmi ‘Terminator’ duket se po bëhet realitet teksa shkencëtarët thonë se kanë dëshmuar metale që shërojne veten pa ndërhyrje njerëzore.

Një studim në SHBA mund të ndryshojë perceptimin për metalet teksa thotë që krisjet e konsumit të metaleve mund të shërojnë veten e tyre në rrethana të caktuara.

Nëse zbulimi është i vërtetë mund të revolucionarizojë inxhinierinë me motorë që vetë-riparohen, avionë apo dhe robotë lufte.

“Ishte e mahnitshme ta shikoje për herë të parë”, tha Brad Boyce, studiues i laboratorëve Sandia, që kryen studimin bashkë me Texas A&M University.

“Kemi konfirmuar se metalet kanë atësitë e tyre natyrale për të shëruar veten, ose të riparojnë vetën nga konsumi në shkallë nano-metrike”.

Metalet qe janë thelbësore për ndërtimin e infrastrukturës si ura avionë e mjete të tjera, kalojnë testime presioni që mund të shkaktojnë krisje të vogla me kalimin e kohës.

Boyce dhe grupi i tij thanë se kishin parë që nano-krisjet të tkurreshin me 18nano-m.

Zbulimi i papritur u bë teksa studiohej sesi përhapej krisja e metalit në një copë platini 40-nm-të trashë kur mbi të ushtrohej presion.

Pas 40 minutash në eksperiment krisja ishte reduktuar duke u shkrirë përsëri në një copë siç kishte qenë fillimisht

Më pas me shtimin e presionit krisja ripërhapej në drejtime të ndryshme, siç vëzhgohej nga studiuesit në mikroskop.

Boyce tha se më parë krisjet e metaleve prej “lodhjes” pritej të zmadhoheshin jo të tkurreshin, edhe pse per procesin ende nuk duhet shumë.

Studimi vjen disa vjet pasi Michael Demkowicz, i universitetit Massachusetts Institute of Technology, kishte nxjerrë një teori të ngjashme për metalet vetë-shëruese.

Ai nxiste idenë se nano-krisjet ndodhnin prej defekteve gjeneracionale të kristaleve të metaleve që nuk shëroheshin me kalimin e kohës.

Dhjetë vjet pas studimit të tij Demkowicz vlerësonte zbulimet e reja duke thënë se ‘në kushtet e duhura metalet sillen në mënyra që nuk do t’i kishim pritur kurrë’.

FOTO GALERI
2/3
Nëse zbulimi është i vërtetë mund të revolucionarizojë inxhinierinë me motorë që vetë-riparohen, avionë apo dhe robotë lufte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA