Burri që peshonte sa ‘një elefant’, mbetet me 18kg lëkurë të zbrazur pas humbjes drastike në peshë (fotot)

22/07/2023 17:02

Jeff Peters nga Chicago, SHBA raportohet se ka humbur në peshë shifrën e pabesueshme prej 100 kg, por tani ka mbetur me pjesë të mëdha lëkure të zbrazët dhe po mbledh para për të kryer ndërhyrjen e radhës.

Ai thotë se ka mbetur me rreth 18 kg lëkurë të varura pas dobësimit me një ndërhyrje gastrike, me të cilën më shumë se përgjysmoi peshën e tij prej dikur 220 kg.

38-vjecari thotë se ka humbur 65 perqind të peshës së trupit origjinal me anë të dietës, stërvitjes dhe çiklizmit dhe kontrollit të ushqimit.

Por ai përballet tashmë me pasojat e ndërhyrjes së stomakut për të kontrolluar ngrënien e tij, teksa tani peshon vetëm 79 kg dhe konsumon vetëm 2,000 kalori.

Jeff tha: “Kisha qenë i shëndoshë gjatë gjithë jetës, dhe në fakt tani jam më i dobët sesa kur kam qenë në klasë të tretë.

“Peshën e kam pasur 220 kg dhe për fat të keq nuk kishte peshore që të ma tregonte asokohe në 2017. Më pas një nga shokët e mi të ngushtë vdiq, i cili ishte dy vjet më i madh se unë dhe peshonte ndoshta pak më shumë. Duke parë këtë vendosa të bëj ndryshimin”.

“Kjo më shtyu të merrja përsëri kontrollin e jetës time,” thotë ai duke iu referuar një sëmundjeje të vështirë dhe më pas ndarjes nga gruaja në 2020, që motivuan nisjen e rrugëtimit të humbjes në peshë.

Jeff jep gjithashtu këshillat e tij për ata që kanë probleme me peshën, teksa thotë: “Mos hiq dorë kurrë, qëndro i vendosur dhe celebroi arritjet e tua të vogla. Kjo do të çojë në realizimin e qëllimeve shumë më shpejt nga sa besoni”.

Megjithë humbjen impresionuese në peshë, Jeff ka mbetur tashmë me shumë lëkurë të tepërt, që i shkakton probleme me posturën trupore, si dhe irritime e infeksione.

Ai tregon: “Lëkura e tepërt për fat të keq sjell shumë probleme shëndetësore. Veç të tjera kam krijuar një si gungë prej peshës së lëkurës së varur. Infeksionet janë një problem dhe përdor kremra për të parandaluar ekzemat apo çarjet e lëkurës”.

Jeff ka nevojë për fondet e ndërhyrjes për heqjen e lëkurave dhe motra e tij Sarah, ka krijuar një faqe donacionesh për të mbledhur para për procedurën.

FOTO GALERI
3/5
Jeff tha: "Kisha qenë i shëndoshë gjatë gjithë jetës, dhe në fakt tani jam më i dobët sesa kur kam qenë në klasë të tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA