Fotot/ Temperaturat ekstreme, si po e përballojnë qytetarët e Tiranës të nxehtin përvëlues
21/07/2023 14:35
Temperaturat në vendin tonë kanë i kanë kaluar 40 gradët ditëve të fundit.
Shumë qytetarë kanë preferuar të mbrohen disi nga dielli me syze, çadra, kapele por edhe të freskohen në shatërvanët që ndodhen në sheshin “Skënderbej”, apo në stacionet freskuese.
Në një lidhje direkte me edicionin informativ në Top Channel, Lajda Porja tha se në fundjavë do ketë një rënie të lehtë të temperaturave me 1 ose 2 gradë celsius, ndërsa të martën tjetër do jetë kulmi i tretë i të nxehtit, ku temperaturat do shkojnë deri në 43 gradë. Pas të enjtes sipas Pores do të ketë një tërheqje të valës së të nxehtit.
Top Channel