Avionë italianë ujë-lëshues, në ndihmë të luftës kundër zjarreve në Greqi (fotot)

21/07/2023 19:30

Dy avionë të mëdhenj italianë ‘Canadair’ që përdoren për luftimin e zjarreve me ujë që e mbledhin nga sipërfaqja, iu bashkuan sot përpjekjes kundër katastrofës pranë kryeqytetit grek.

Skuadra të tjera zjarrfikësish nga vende të Evropës pritej të mbërrinin në Greqi ku zjarret kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje.

Disa vende mesdhetare po vuajnë nxehtësi të ashpër dhe zjarre të vështira për t’u kontrolluar prej erërave.

Në Greqi dy zjarre të mëdha janë jashtë kontrolli në perëndim të Athinës dhe një në ishullin e Rodës ku rezidentët kanë vendosur të largohen.

Në zjarret pranë Athinës banorët nuk janë larguar dhe kanë zgjedhur të luftojnë për të shpëtuar shtëpitë.

“Nuk do të largohem. Nisa ta ndërtoj këtë shtëpi që kur isha 27 vjeç,” tha Dimitris Michaelous, rezident i qytetit të kërcënuar të Pournari.

Ndërkohë zyrtarët grekë thanë se Rumania, Slovakia e Polonia do të dërgojë rreth 230 zjarrfikës e mjete për të ndihmuar me përpjekjet e vështira.

Polonia tha se kishte nisur 149 zjarrfikës drejt Greqisë, me 49 automjetet e tyre teksa kryenin udhëtimin prej rreth 2,000 kilometrash.

Nuk dihet se çfarë i shkakton zjarret teksa i nxehti ka pllakosur disa vende të Mesdheut si Spanja, Italia e Greqia.

Masa kryesore e autoriteteve në zonat e përfshira nga zjarret është shpallja e “gjendjes së emergjencës” dhe dhënia e urdhrave të evakuimit, siç ndodhi dje në ishullin Rodes.

Në Itali e Spanjë temperaturat kanë kaluar 40 gradë në disa vende dhe autoritet japin paralajmërime për mbrojtjen e fëmijëve, më të vjetërve dhe atyre me probleme shëndetsore.

FOTO GALERI
3/5
Në zjarret pranë Athinës banorët nuk janë larguar dhe kanë zgjedhur të luftojnë për të shpëtuar shtëpitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA