“Sasia rekord”, kapen mbi 5.3 tonë kokainë në Itali! Mes të arrestuarve një shqiptar

21/07/2023 08:33

Pesë persona mes tyre, një shqiptar u arrestuan në një peshkarexhe në bordin e të cilës u sekuestruan mbi 5.3 ton kokainë.

Ky rezulton të jetë një ndër sekuestrimet më të mëdha në Itali sic informoi Guardia Di Financa e cila ka drejtuar operacionin.

Të arrestuar janë një shtetas Italian, dy tunizianë, një francez dhe një shqiptar, i identifikuar si Elvis Lleshaj, 35 vjeç.

Operacioni nisi të martën në mbrëmje, 18 korrik kur një avion vëzhgues konstatoi në kanalin e Siçilisë u zbulua se një varke peshkimi me flamurin e Republikës së Palau (ishujt e Paqësorit) së cilës iu afrua një varkë peshkimi që ishte nisur nga brigjet kalabreze. ‘Anija mëmë’ ishte vendosur në kufi me ujerat territorialë italianë dhe priste peshkarexhen për të dorëzuar ngarkesën.

Guarda di Financa ka ndërhyrë në momentin kur anija po kthehej në ujrat territoriale pasi kishte marrë të gjithë ngarkesën e drogës në bord. Droga u gjet në një dhomë të peshkarexhes.

Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine dhe nëse do të hidhej në tregun Italian ku dhe ishte destinuar do të sillte një fitim prej 850 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA