Të nxehtin e Shqipërisë se përballon dot as një latin si Ricky Martin! Ylli i muzikës “arratiset” në plazhin e Durrësit

19/07/2023 17:16

Të nxehtin e Shqipërisë nuk e përballon dot as një latin si Ricky Martin.

Ylli i muzikës do të performojë për herë të parë në Tiranë më 20 korrik. Megjithatë, me mbërritjen në tokën shqiptare, duket se nuk i ka rezistuar dot të nxehtit përvëlues dhe për t’iu bërë ballë temperaturave mbi 40 °C, ka zgjedhur t’i drejtohet bregdetit të Durrësit.

Këngëtari me famë botërore ka postuar edhe foto në Insta Story nga shëtitorja e re e plazhit të madh, ku teksa pozon me gjuhën jashtë thekson se temperaturat janë 96° Fahrenheit.

Më herët, Martin lumturoi fansat shqiptarë të muzikës së tij kur konfirmoi se do të performonte në Tiranë.

“Po!!!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës.

Shpresoj se të gjithë mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri. Biletat në shitje në 8 qershor 13:00”, shkroi Martin.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA