Tenis/ Alcaraz dhe Swiatek kryesojnë renditjen botërore

17/07/2023 21:50

Spanjolli Carlos Alcaraz dhe polakja Iga Swiatek mbeten liderët e renditjes botërore të tenisit pas përfundimit të Grand Slamit të tretë të sezonit në Wimbledon.

Alcaraz, i cili fitoi për herë të parë Slamin e Londrës, ruan epërsinë përpara serbit Novak Djokovic që e mundi në finale, dhe rusit Daniil Medvedev, i cili u eliminua në gjysmëfinale.

Në renditjen e femrave, Swiatek ruan kryesimin, pavarësisht se është eliminuar në çerekfinale në Wimbledon, e ndjekur nga bjellorusja Aryna Sabalenka dhe kazakja Elena Rybakina.

Fituesja e Wimbledon, Marketa Vondrousava, ka ngjitur plot 32 shkallë, pra renditet në vendin e 10-të./ SuperSport

Top Channel