Detari australian dhe qeni i tij shpëtohen pas disa muajsh të humbur në det (fotot)

17/07/2023 17:42

Tim Shaddock dhe qeni i tij Bella po krahasohen në Meksike me filmin ‘Cast Away’ me Tom Hanks pasi kishin mbetur në mes të Oqeanit Paqësor kur një stuhi prishi motorët e barkës së tyre.

Australiani tha se bashkë me qenin e tij ishin shpëtuar pasi kishin mbijetuar për dy muaj duke pire uje shiu e duke ngrënë peshk të gjallë, teksa ishin të humbur në det.

Tim Shaddock thotë se ishin nisur nga Meksika në prill me qëllim të lundronin drejt jugut, por barka e tyre tip katamaran u dëmtua rëndë nga një stuhi thuajse një muaj pas nisjes.

51-vjeçari dhe qeni i tij Bella kishin mbijetuar për javë të tëra në bordin e barkës para se të pikaseshin për fat të enjten, nga një helikopter që kërkonte tufa peshku ton, për një peshkarexhë.

Një doktor që po monitoron shëndetin e Shaddock nga toka dhe që punon me ekuipazhin e peshkarexhës, tha për rrjetin australian 9News se detari ka “parametra normale jetësore dhe se është në gjendje të mirë”.

Në një video të publikuar Shaddock thotë: “Kalova një provë të vështirë në det dhe kam nevojë për pushim, ushqim të mirë, sepse kam qenë në det vetëm për shumë kohë, nuk kam ngrënë ushqim mjaftueshëm prej kohësh”, shkruan SkyNews.

Eksperti i mbijetesës në oqean Mike Tipton, i Universitetit të Portsmouth, tha se mbijetesa e Shaddock ishte një kombinim i fatit dhe aftësive.

“A ishte në një mjedis të ngrohte dhe nuk kishte pse të shqetësohej për ftohje apo hipotermi. Të gjitha mbijetesat si kjo ndodhin në mot të ngrohtë. Ai ka pasur një furnizim me ujë shiu dhe bëri gjënë e duhur të kufizonte aktivitetin e tij në pjesën e nxehtë të ditës, për të reduktuar djersitjen”.

Në një prej imazheve të dërguara Shaddock shihet duke buzëqeshur me një monitorues të presionit të gjakut në krah.

Peshkarexha po kthehet tashme në Meksikë ku Shaddock do të kryejë trajtim mjekësor.

FOTO GALERI
4/5
Ata po krahasohen në Meksike me filmin ‘Cast Away’ me Tom Hanks

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA