Me në fund bindet Trabzoni, përpara finales vendos të paguaj 8.5 mln euro për “magjistarin” Muçi
Njerëzit që kanë nivele të larta të hekurit në organizëm janë më të rrezikuar nga disa goditje ishemike.
Ky është rezultati i një studimi nga Imperial College London, të cilit i referohet AgroWeb.org.
Shkencëtarët analizuan të dhënat shëndetësore të 48,000 njerëzve dhe zbuluan se sasitë e larta të hekurit kishin lidhje të fortë me rrezikun në rritje të hemorragjive cerebrale dhe goditjeve kardioembolike.
Këto goditje ishemike zakonisht shkaktohen kur qarkullimi i gjakut nga zemra tek truri bllokohet duke vështirësuar edhe furnizimin me oksigjen.
Këto bllokime kanë lidhje me disa probleme me zemrën, përfshirë rrahjet e çrregullta të saj.
Deri përpara publikimit të këtij studimi, shkencëtarët besonin se nivelet e larta të hekurit luanin një rol mbrojtës kundër ishemisë.
Ky zbulim ka nxjerrë në pah mënyrën se si hekuri rrit rrezikun e këtyre problemeve të rënda.
Të dhënat e Organizatës Botërore Të Shëndetësisë tregojnë se 15 milionë njerëz në botë pësojnë një hemoragji cerebrale çdo vit.
Statistikat tregojnë se 5 milionë prej tyre vdesin nga ky problem, dhe 5 milionë të tjerë pësojnë kufizim të aftësive fizike dhe mendore për gjithë jetën.
Shenjat dalluese
Shenjat dalluese të hekurit të tepërt mund t’ju ndihmojnë, por AgroWeb.org sugjeron se analiza e gjakut është ajo që ju jep përgjigjen e saktë.
Gjithsesi, duhet të tregoni kujdes nëse vëreni shenjat e mëposhtme:
Dhimbje barku
Nivele të larta të sheqerit në gjak
Hipotiroidizëm, pra ulje të funksionit të tiroides
Errësim të ngjyrës së lëkurës
Lodhje e tepërt
Rënie peshe.
Problemet E Tjera Shëndetësore Që Shkakton Hekuri i Tepërt
Hekuri është një ushqyes thelbësor për organizmin. Ai është i domosdoshëm për shumë procese biologjike përfshirë edhe transportin e oksigjenit. Nëse njeriu ka një sasi të madhe hekuri në organizëm, atëherë ai do të përballet me një sërë problemesh.
Këtu përfshihen:
Lodhja kronike,
Dhimbjet e kyçeve,
Sëmundjet e mëlçisë,
Rrahje të çrregullta të zemrës.
Hekuri i tepërt ruhet në organe, veçanërisht në mëlçi, zemër dhe pankreas.
Ka raste që nivelet e larta të hekurit janë edhe të trashëgueshme, por ato janë të rralla.
Teprica e hekurit vërehet kryesisht tek njerëzit që kanë një sistem tretës të predispozuar të përthithë më shumë hekur.
Trupi nuk e ka të lehtë të eliminojë sasinë e tepërt të hekurt dhe mënyra më efikase është eliminimin i tij nëpërmjet gjakut./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Burimi: U.S. National Library of Medicine
Top Channel