Gepardi i shtatë vdes në rrethana misterioze mes projektit të ambjentimit të predatorëve në Indi (fotot)

13/07/2023 19:42

Vdekja e fundit e një mashkulli të rritur ka shënuar një pengesë serioze të projektit të riprezantimit të kafshës në habitatin indian, 70 vjet pas zhdukjes në formë të egër në rajon.

India ka humbur tashmë shtatë gepardë, kafsha më e shpejtë në botë, e njohur ndryshe si ‘cheeta’, që prej nisjes së projektit ambicioz të zhvendosjes dhe ringjalljes së popullatës së saj në Azinë Jugore.

Projekti i nisur shtatorin e shkuar me tetë mace të tilla te egra të sjella nga Namibia, vijoi me 12 geperde të tjerë të ardhur nga Afrika e Jugut në shkurt.

Katër nga 20 gepardët origjinalë kanë vdekur tashmë, të cilëve u shtohen dhe tre këlyshë të lindur nga një prej femrave të rritura, te cilët nuk mbijetuan.

Një tjetër këlysh i tyre po rritet në kushte të mbyllura kështu që nuk do të jetë pjesë e procesit të riprezantimit në botën e egër.

Vdekja e gepardit të fundit të quajtur Tejas, nga kontingjenti i Afrikës së Jugut, është një pengesë serioze 10 muaj pas nisjes së projektit në parkun kombëtar indian Kuno në rajonin qendror Madhya Pradesh.

Zyrtarët ende nuk janë të siguritë për rrethanat e vdekjes së Tejas, i cili kishte pësuar plagë serioze në qafë brenda ambjentit të tij të rrethuar.

“Plagët ishin serioze dhe duket se janë shkaku i vdekjes. Kur kafsha u zbulua nga doktorët nuk mund të bënim asgjë,” tha kreu i konservimit të pyjeve Chouhan, duke shtuar se lufta mes gepardëve brenda një rrethimi mund të jetë shkaku i mundshëm.

Vdekja nuk ishte rezultat i dhunës me gjitarë të tjerë të mëdhenj si arinj apo leopardë, që janë gjthashtu prezentë në parkun e Kuno Palpur, tha Chouhan pasi zyrtarët kishin kryer inspektimin e rrethinave.

Dy javë më herët India humbi një tjetër geopard që raportohet se u vra në një ndërveprim të dhunshëm për territor mes dy grupeve gepardësh.

Me herët zyrtarë të pyjeve dhe veterinarë u detyruan të ndërhynin në sulmin e katër gerpardëve ndaj tjetre të vetmuar të quajtur Agni, e cila u dërgua më pas në qendrën mjekësore për trajtim.

Ekspertët kanë ngritur alarmin për dëshmi të luftimeve vrasëse mes gepardëve të rinj në disa raste.

Por prej zhurmës së krijuar nga publiciteti i projektit të nisur nga kryeministri Narendra Modi, në park ka pasur gjithë kohës gazetarë duke e bërë thuajse të pamundur të kuptohet si po sillen kafshët në të.

“Askush nuk e di si po trajtohen gepardët e ardhur, çfarë rreziqesh mund të hasin. Në park ka leopardë, që janë shumë më të fuqishëm dhe vetë projekti është i rrethuar nga fshehtësia”, ankohej Thapar, një aktivist vendas i kafshëve.

FOTO GALERI
3/3
Ekspertët kanë ngritur alarmin për dëshmi të luftimeve vrasëse mes gepardëve të rinj në disa raste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA