Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit.

Një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i motorit 78 vjeç, si shkak i goditjes së fortë që ka marrë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:50 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, janë përplasur furgoni me drejtues Agim Subashi me një motoçikletë të drejtuar nga Mark Luci.

Sipas policisë grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Në këtë aks rrugor janë regjistruar shpesh aksidente, ku shpesh kanë përfunduar me humbje jete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA