Shtohen rastet e paraqitjes në spital në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm në lagjet “28 dhe 29 nëntori” 09/11 09:39
Është konstituuar sot Këshilli i Qarkut Fier, i cili përbëhet nga 31 anëtarë, 8 bashkia Fier, 7 Lushnja, 4 Patosi, 4 Rroskoveci, 4 Mallakastra dhe 4 Divjaka.
Nëpërmjet votimit të fshehtë këshilli zgjodhi kryetaren e re të Këshillit të Qarkut Fier, Evis Sema e cila u votua me shumicë absolute të votave.
Sema rizgjidhet në krye të këtij institucioni pasi e drejtoi atë për 4 vite, ndërkohë që nënkryetar u zgjodh Ergest Krakulli. I pranishëm ishte edhe drejtuesi politik i qarkut, Taulant Balla, deputetë, e kryebashkiakë të Qarkut.
Top Channel