Ecja është një formë e shkëlqyer ushtrimi që mund të ndihmojë në humbjen e peshës, duke ofruar gjithashtu shumë përfitime shëndetësore në përgjithësi.
Edhe pse shumë pyesin nëse mund të arrijmë humbje peshe duke ecur, e vërteta është se kjo varet nga shumë faktorë, ndër të cilët më të rëndësishmit janë pesha juaj dhe shpejtësia e ecjes.
Për shembull, nëse peshoni 68 kg dhe ecni me shpejtësi 4 km/h për një orë do të digjni 204 kalori, ndërsa nëse peshoni 82 kg dhe ecni me të njëjtën shpejtësi do të digjni 246 kalori.
Me fjalë të thjeshta, sa më e lartë shpejtësia e ecjes dhe sa më shumë kilogramë të peshoni, aq më shumë kalori do të digjni në një orë ecje. Vihet re se ritmi mesatar i ecjes është 4.8 km në orë.
Disa faktorë të tjerë që ndikojnë në numrin e kalorive që djegim gjatë ecjes janë lloji i tokës, temperatura e mjedisit, gjinia dhe mosha.
Hulumtimet tregojnë se ecja për një orë në ditë me një ritëm të shpejtë do t’ju ndihmojë të humbni peshë, thjesht duhet një kohë e gjatë për ta arritur atë. Një studim i njëmbëdhjetë grave pak mbipeshë i botuar në American Journal of Sports Medicine tregoi se gratë humbën mesatarisht 7.7 kg, ose 10% të peshës së tyre fillestare, pas gjashtë muajsh ecje të shpejtë ditore që gradualisht u rrit në një orë.
Në fakt, sipas studiuesve, ndryshimet në humbjen e peshës filluan të viheshin re pasi gratë ecnin për të paktën gjysmë ore çdo herë.
Gjithashtu në një studim tjetër u zbulua se gratë e shëndosha që ecnin tre ditë në javë për për 1 orë humbën rreth 2.7 kg gjatë një periudhe dymbëdhjetë javore krahasuar me gratë që nuk ecnin.
Vetëkuptohet që për rezultate më të mëdha në aspektin e humbjes së peshës, ecja e përditshme duhet të kombinohet me një dietë përkatësisht të kujdesshme.
Top Channel