E vërteta për shtëpinë në mesin e autostradës britanike dhe fermerin ‘këmbëngulës’ që jetonte aty (fotot)

05/07/2023 17:02

E njohur nga shoferët britanikë si “Shtëpia e vogël në Lëndinë”, ferma Stott Hall është një pamje e rrallë pasi gjendet në mesin e një autostrade të mbushur me trafik.

Pamja e fermës në mesin e autostradës M62 në Yorkshire në veri të vendit, i ka dhënë zë ‘legjendës urbane’ se pronarët e saj Ken Wild dhe gruaja Beth – kishin refuzuar presionin e ndërtuesve për t’u zhvendosur, kur rruga nisi të ndërtohej.

Vendimi i tyre detyroi planifikuesit të ndanin autostraden në mes, duke krijuar kryqëzimet 22 e 23.

Por versioni zyrtar i çështjes është se vendndodhja e veçantë e fermës është një koinçidencë e gjeologjisë lokale, me një tokë mjaft të stabilizuar për shtëpinë, edhe pse jo për rreth 90,000 automjete që kalojnë përditë pranë saj.

Në një dokumentar eksperti i qeverisë dëshmonte: “Përbëria gjeologjike në tokën e fermës bënte që inxhinierët ta linin ku ishte, duke i rënë rrotull në vend që ta shkatërronin”.

Beth, e cila është larguar tashmë nga shtëpia unike, tha se një shofer që kalonte përditë prej vitesh, tha se kishte parë tashmë “të gjithë veshjet e saj të brendshme të varura në tel”.

Ajo thotë se ka dëshmuar gjithashtu një seri aksidentesh, duke përfshirë dhe rrëzimin e një kamioni që përfundoi brenda kopshtit të tyre.

Beth tha asokohe për  BBC: “Shoferi u detyrua të dilte nga xhami i përparmë. Për fat nuk u lëndua”.

Ndërsa Ken ka ndërruar jetë disa vjet më parë, dhe kjo beri qe Beth ia shiti shtëpinë çiftit Jill e Phil Thorp në vitin 2009, nga te paktet qe ofruan ta blinin.

Duke folur për rrjetin vendas ‘Manchester Evening News’, Jill tha: “Trafiku i makinave është shumë afër, por fryn erë dhe kjo largon ndotjen. Për zhurmën kemi dritare me xhama të trefishtë dhe nuk është ndryshe nga se të jetosh kudo ne qytet pranë një rruge”.

Nëna e tre fëmijëve tha se nuk e kishte problem pamjen e shtëpisë që ka dy degë autostrade në anët e saj.

“Shumë njerëz thonë se është e vrazhdë si në romanin ‘Wuthering Heights’ por mua më duket e mrekullueshme.”

FOTO GALERI
2/9
Ferma eshte ndertuar ne shekullin e 18-te

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA