E dashura e yllit të regbisë Ryan Mallett thyen heshtjen mbi vdekjen e papritur të sportistit amerikan (fotot)

04/07/2023 16:53

E dashura e ish-sulmuesit amerikan të regbisë Ryan Mallett ka folur së fundmi për vdekjen tragjike të Ryan Mallet javës që shkoi.

Mallett, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur me skuadra si New England Patriots, Houston Texans dhe Baltimore Ravens, tha se ai ishte me një grup plazhistesh që nisën të kishin probleme në ujë, teksa kishin dalë për plazh në qytetin Destin, thuhej në një deklaratë të sherifit të Okaloosa.

Dëshmitarët thanë se nga 12 vetë që ishin në grupin që bënte banjë, të gjithë arritën të dilnin, përveç Mallett që kishte mbetur në ujë disa dhjetra metra larg bregut.

Rojet e plazhit arritën të nxirrnin më vonë futbollistin por tentativat për ta risjellë atë në jetë ishin të pasuksesshme, sipas zyrës së sherifit.

Që prej vdekjes tragjike të 35 vjeçarit homazhe të shumta janë bërë për futbollistin, përfshi dhe nga skuadra e New England Patriots.

E dashura e Mallett, Madison Carter, e cila ishte me të në Florida kur ndodhi incidenti tragjik, i bënte homazh partnerit të saj.

Carter falënderonte njerëzit për mbështetjen dhe shkruante: “Besoj se Zoti ka një plan për gjithçka, por nuk do ta kuptoj kurrë përse ndodhi kjo, më vjen keq që nuk të shpëtova dot, shpresoj ta dish sa shumë do të isha përpjekur”.

Autoritetet thanë se në kohën e ngjarjes nuk kishte alarm për rrymat apo kushtet e valëve prandaj nuk është e qartë shkaku i vdekjes së papritur të ish-sportistit të stërvitur rregullisht.

FOTO GALERI
1/5
Dëshmitarët thanë se nga 12 vetë që ishin në grupin që bënte banjë, të gjithë arritën të dilnin, përveç Mallett që kishte mbetur në ujë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA