Turqia thotë se ka neutralizuar rrjetin e spiunëve të Mossad në Stamboll, 7 persona të arrestuar (fotot)

03/07/2023 18:32

Inteligjenca turke pretendonte sot se ka zbuluar dhe çmontuar një rrjet të spiunazhit izraelit Mossad që vepronte në vend, çka çoi në arrestimin e shtatë personave, shkruante e përditshmja pro-qeveitare ‘Daily Sabah’.

Raportimet thonë se inteligjenca kombëtare turke MİT, në bashkëpunim me policinë e Stambollit dhe anti-terrorizmin, zbuluan një njësi ‘fantazmë’ me 56 operativë që spiunonin për llogari të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad.

Nga numri total i operativëve, shtatë kishin pranuar se punonin për Mossad dhe u arrestuan, thuhej në raport.

Individët besohet se ishin pjesë e një rrjeti akoma më të gjerë që kontrollohej nga nëntë operativë të Mossad në Tel Aviv, të aftë për të punuar në shtete të ndryshme.

Agjentët e përfshirë vinin nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme dhe përdornin taktika të ndryshme spiunazhi si mbikqyrje, hakërrim të rrjeteve WiFi dhe gjurmim të lëvizjeve me rrjetin GPS. Ata përdornin disa faqe të rreme interneti në gjuhën arabe duke figuruar në rrjet me adresat IP të këtyre të fundit, thuhet në raport.

Sipas dokumenteve të inteligjencës, agjentët e Mossad ishin dislokuar në Stamboll, Liban e Siri për të mbledhur inteligjencë mbi vendndodhjet e bazave të droneve të Hezbollah, grupi politik e militant islamist.

Edhe në dhjetor, një gjykatë turke arrestoi shtatë agjentë izraelitë të Mossad, nga një grup prej 44 vetësh, që spiunonin mbi palestinezët në Turqi. E përditshmja Sabah tha asokohe se grupi mblidhte informacion mbi studentët turkë ose të huaj, si dhe palestinezët në vend.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA