I riu ‘i patrazuar’ shijon sanduiçin, ulur para zjarrit të protestuesve dhe policisë, në trazirat në Francë (fotot)

30/06/2023 16:47

Mes trazirave me dhjetra makina të djegura në disa qytete të Francës kundër brutalitetit të policisë, një burrë ka marrë vëmendje të gjerë në rrjet për “guximin e tij” teksa shihej duke ngrënë i qetë një sanduiç, para përplasjeve të dhunshme të protestuesve dhe policisë.

Në videon e pazakontë, burri shihet që ulur në një stol ndjek i qetë zhvillimet duke ngrënë ushqimin e tij, teksa përreth policia dhe protestuesit përleshen mes tyre.

Pamjet besohen se janë regjistruar në zonën Nanterre të Parisit, ku ndodhi vrasja e 17 vjeçarit nga policia që nisi valën e dhunës ndaj autoriteteve.

Policia e Parisit tha se deri tani në protesta kanë marrë pjesë 2.3 milionë demonstrues në të gjithë Francën ndersa me shume se 800 persona jane arrestuar.

Protestuesit të veshur me të zeza shihen të godasin me objekte oficerët, ndërsa një zjarr digjet disa metra larg tyre.

Një përdorues në rrjet tha: “Aktivitete normale verore në Francë: një person ha normalisht sanduiçin e tij mes trazirave anti-policore”.

Një tjetër shtonte: “Ky është një tjetër nivel trimërie.”

“Kjo është sjellja më franceze që mund të shihni sot,” shtonte një i tretë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA