Dy të vdekur prej ‘episodeve mjekësore’, dhjetra incidente në festivalin e përvitshëm britanik të muzikës Glastonbury (fotot)

29/06/2023 17:01

Policia britanike konfirmoi sot vdekjen e dytë në edicionin e këtij viti të festivalit të njohur britanik të muzikës Glastonbury, teksa trupi i një burri në të 40-at u gjet në tendën e tij, dhe ashtu si i pari të dielën, besohet se ka humbur jetën nga një “episod i papritur mjekësor”.

Policia e Avon & Somerset tha se burri i ishte gjetur pa ndjenja pasditen e të martës dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

I ndjeri ishte një punonjës i festivalit nga zonat rrethuese të Somerset dhe vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë. Çështja i ka kaluar mjekëve ligjorë, thanë autoritetet.

Zhvillimi vjen pas vdekjes së një tjetër personi të dielën i përshkruar gjithashtu si prej shkakut të një “episodi mjekësor”, teksa autoritetet nuk dhanë më shumë detaje.

Të dielën muzikanti 48 vjeçar Jason Winder vdiq në një nga kamping-et e festivalit teksa grupet e ndihmës së shpejtë nuk arritën ta risillnin në jetë.

Homazhe të shumta u bënë për Winder  që përshkruhej si një radio DJ “ultra-i talentuar” dhe prezantues i njohur radiofonik dhe kantautor.

Rreth 200,000 njerez morën pjesë në festivalin e njohur që zgjati pesë ditë, ku performuan grupe te njohura britnaike dhe amerikane si Arctic Monkeys, Elton John, Lewis Capaldi para turmave të mëdha që kishin ardhur prej të mërkurës së shkuar.

Një zëdhënës i policisë tha se në total në event ishin regjistruar 120 incidente, mes të cilave 27 vjedhje, 20 shkelje drogash apo sulme seksuale. Një total prej 35 arrestimesh ishin kryer nga autoritetet.

FOTO GALERI
1/5
Policia britanike konfirmoi sot vdekjen e dytë në edicionin e këtij viti të festivalit të njohur britanik të muzikës Glastonbury

Top Channel