Një adoleshent nga Florida është filmuar duke detyruar një aligator të porsalindur të pinte alkool.
Ai është akuzuar për mizori ndaj kafshëve në lidhje me trajtimin e paligjshëm të krijesës, sipas Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida.
Aligatori i porsalindur u gjet në një parking në Tampa dhe befas u bë lodra e dy djemve adoleshentë të cilët filluan të luanin me zvarranikun.
Një adoleshente tjetër, e cila ishte në makinën e saj në atë kohë, dëshmoi trajtimin mizor dhe u tha djemve të ndalonin atë që po bënin, por ata vazhduan të keqtrajtonin.
Në pamjet që ajo kishte filmuar, aligatori i vogël shihet duke u mbajtur nga qafa e tij ndërkohë që një kanoçe me alkool i ishte vendosur tek goja. Më pas ata e hodhën në tokë dhe vazhdonin ta detyronin ta pinte alkoolin.
Pasi u publikuan pamjet e keqtrajtimit të aligatorit, Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida, ka ngritur akuza kundër një prej djemve të parë në pamje dhe një hetim nga policia ka nisur për adoleshentët.
Top Channel