“I kam thënë kartelit të mos më shpëtojë nëse kapem”/ Dalin videot e rralla të arrestimit të El Chapos 10 vite, momenti kur i thotë policëve se nuk do luftë me shtetin 23/08 17:13
Katër persona janë vrarë në një sulm izraelit në Libanin jugor, sipas raportimeve të mediave lokale.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Libanit, një dron ka goditur një automjet në zonën e Nabatieh, duke shkaktuar vdekjen e katër personave.
Autoritetet izraelite nuk kanë reaguar ende lidhur me ngjarjen.
Sulmi i raportuar ndodh pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit, e cila synon uljen e tensioneve dhe tërheqjen graduale të forcave izraelite nga disa zona të Libanit jugor.
Top Channel