Presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar Dagestanit, në një nga paraqitjet e para publike që pas grushtit të shtetit nga grupi i Wagner, i mbetur në tentativë.
Me një imazh të kuruar deri në detaj, syzet klasike dhe një kostum të zi, Putin duket se është sforcuar shumë për të rifituar imazhin e përbaltur 5 ditë më parë, kur e gjithë bota pa se si Wagner i Yevgeny Prigozhin u ngrit nga kampet në Ukrainë, hynë në Rusi, morën kontrollin e qytetit jugor Rostov-on-Don, dhe më pas penetruan për çështje minutash në Sheshin e Kuq në Moskë.
Presidenti rus vizitoi kështjellën Naryn-Kala në Derbent, ku u përshëndet nga turma adhuruese aty pranë, si dhe kryesoi gjithashtu një takim kushtuar zhvillimit të turizmit.
Top Channel