Ditën e sotme me qindra besimtarë myslimanë të rrethit të Bulqizës kanë festuar Kurban Bajramin, që nisi me faljen e Namazit.

Që prej orës 5 e 30 minuta besimtarët mysliman u mblodhën në sheshin para xhamisë për faljen e Namazit.

Riti i Faljes u drejtua nga Myftiu i Bulqizës Sejdin Strazimiri i cili në fjalën e tij përpara besimtarëve tha se sot është dita më e madhe e vitit, dita që madhërohet emri i Zotit, ndaj Kurban Bajrami është dita e sakrificës së robit për hatrin e Zotit ndaj bëhet kurban në këtë dit.

“Sot është dita ku fëmija duhet të tregoje respekt ndaj prindërve dhe më të mëdhenjve, ndaj sot duhet të shtrijmë dorën e pajtimit duke lënë meritë mënjanë,ti shërbejmë vendit, atdheut tonë”- u shpreh Myftiu i Bulqizës.

Top Channel