Ushtria merr kontrollin e burgjeve në Honduras, nis kontrollet pas masakrës me 46 gra të vrara (fotot)

27/06/2023 18:54

Forcat armatosura në Honduras kanë marrë kontrollin e burgjeve të trazuara të vendit, një javë pasi trazirat e bandave lanë 46 gra të vdekura në burgun e femrave.

Policia ushtarake nisi sot sërish rreshtimin të burgosurve të zhveshur në oborret e institucioneve në Támara e La Tolva duke nxjerrë qindra të denuar nga qelitë e tyre për kontrollet.

Pamjet e publikuara nga mediat shtetërore tregonin të burgosurit të ulur në rresht, gjysmë të zhveshur e me duar prapa koke në Francisco Morazan.

Burgu i vetëm i grave gjithashtu kishte bërë kontrolle të ngjashme por pa i zhveshur ato, sipas raportimeve.

Imazhet janë të ngjashme me fushatat e kontrolleve në burgjet e El Salvador pas trazirave të rënda të shkurtit.

Në operacionin e Honduras policia kontrolloi qelitë e anëtarëve të bandave Barrio 18 në burgun e Támara ku u gjetën armë municione dhe armatime të tjera.

“Korrupsioni në burgje do të marrë fund”, tha koloneli i policisë Fernando Muñoz në një konferencë shtypi. “Tashmë kontrollin e kemi ne dhe nuk do të ketë më urdhra nga burgu për zhvatje apo ekzekutime”, shtoi ai.

Zhvillimi  vjen pas ngjarjes së rëndë javës që shkoi kur në burgun e femrave, anëtare të bandës Barrio 18 sulmuan me armë e mjete zjarrvënëse gratë rivale të bandës MS-13, me dhjetra njerëz të vrarë, shkruan rrjeti Daily Mail.

26 burgjet e Honduras mbajnë rreth 20,000 të burgosur sipas shifrave të OKB, dhe janë 34.2 përqind të mbushur mbi kapacitetin e tyre.

FOTO GALERI
2/9
Policia ushtarake nisi sot sërish rreshtimin të burgosurve të zhveshur në oborret e institucioneve në Támara e La Tolva

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA