“Pushime On Top” u bë pjesë e dasmës së Klea Hutës dhe Elgit Dodës, që u kurorëzuan këtë muaj me një ceremoni në jug të Shqipërisë.
Lei Kraja dhe Eni Shehu përcollën detajet nga eventi që emocionoi të gjithë të ftuarit. Moderatorët ishin në dasmë me mikrofonin me vete, për të siguruar disa lajme ekskluzive për publikun.
Këngëtarët Venera Lumani dhe Lind Islami treguan se më në fund janë duke planifikuar dasmën e tyre. “Thjesht nuk kemi caktuar datën. Do të jetë nga fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit”, tha çifti që më tej u treguan të rezervuar për vendin ku do të zhvillohet ceremonia apo fustanet që do të veshë nusja.
Romeo Veshaj, që u përlot teksa pa mikun e tij Elgitin në altar, u shpreh se nuk mundi të mbante lotët nga emocionet. Gjatë intervistës me Enin, Romeo tha se pret që vëllai i tij binjak Donaldi dhe partnerja e tij Bora Zemani të bëjnë dasmë.
“Se di, unë do vdisja te dasma e tyre. U them shpesh pse nuk e bëni një dasmë. Ndoshta ma bëjnë surprizë”, tha ai.
Më poshtë ju rendisim një fotogaleri me momentet më të bukura të kurorëzimit të çiftit.
Top Channel