E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri Një nga mozaikët më të rrallë të botës antike vijon të dergjet në katin nëntokë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.
Gjatë riforcimit të objektit, mozaiku i Meandrit dhe rrënojat së bashku me pusin antik u gjetën në kushte të mjerueshme, ndaj specialistët apelojnë për zhvendosjen e mozaikut, për t’u bërë i vizitueshëm për publikun dhe për t’i shpëtuar degradimit të mëtejshëm.
Mozaiku i Meandrit apo mozaiku i Kryqit të Thyer u zbulua rreth vitit 2005, gjatë hapjes së themeleve për ndërtimin e një pallati 11-katësh pranë gjykatës së Durrësit. Pavarësisht rrënojave dhe mozaikut antik, Instituti i Arkeologjisë dhe autoritetet vendore, vendosën që pallati të ndërtohej dhe mozaiku të mbetej në katin nëntokë të tij.
Pas një dekade, i lënë në harresë, në fund të vitit 2015, mozaiku dhe rrënojat përreth tij u shpallën Monument Kulture i Kategorisë së Parë.
I punuar në teknikën bardh e zi, mozaiku me simbolin e diellit në lëvizje, i përket shek I të erës sonë. Ai është dëshmi e besimit të banorëve të Durrësit të Lashtë, mënyrës së tyre të jetesës dhe ndërtimit gjatë periudhës romake.
Pas pastrimit të katit nëntokë, bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës kanë kërkuar zhvendosjen e këtij mozaiku drejt Muzeut Arkeologjik të Durrësit në mënyrë që ai të vizitohet nga qytetarët dhe turistët e shumtë.
Top Channel