Zelensky viziton ushtarët në rajonin e Donetskut: Ukraina është krenare për ju

26/06/2023 20:31

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi rajonin e vijës së parë të luftës në Donetsk pjesë e lindjes së vendit, i cili është pjesërisht i pushtuar nga forcat ruse.

Lideri i Ukrainës teksa motivoi ushtarët e vendit të tij, i shpërndau atyre çmime dhe medalje, në nder të rezistencës së bërë që prej nisjes së luftës.

“Të gjithë e dinë mirë se ju jeni duke bërë punën më të vështirë sot. Dhe të gjithë e dinë se drejtimi lindor është zonë sulmesh shumë e vështirë dhe “e nxehtë” . Kështu që jam i sigurt se do të jepni një kontribut të madh në fitoren e ardhshme. Ukraina është krenare për secilin prej jush”, tha Volodymyr Zelensky.

Moska ka pretenduar zyrtarisht të aneksojë rajonin e Donetskut, i cili ka qenë pjesërisht i pushtuar nga forcat e udhëhequra nga Rusia që nga viti 2014, por Ukraina ka nisur një kundërofensivë.

Në javët e fundit, Kievi ka pretenduar disa përparime në krahun verior dhe jugor të disa prej zonave. Që prej nisjes së luftës më 24 shkurt Ukrainë është përballur me një numër të lartë sulmesh, të cilat kanë shkatërruar shumë zona.

Ushtarët ukrainas kanë qëndruar që prej ditës së parë e deri më tani në vijën e parë të frontit, ku i kanë bërë ballë kundërshtarit. Së fundmi ata po njoftojnë vazhdimisht për përparim në territoret e vendit të tyre, që kanë qenë nën pushtetin rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA