Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb Aleksandar Vuçiç për situatën në veri në Kosovës.

Përmes një postimi në “Instagram”, Vuçiç tha se i kërkoi Blinkenit lirimin e serbëve të arrestuar në Kosovë.

“I thashë se Serbia sillet seriozisht dhe në mënyrë të përgjegjshme, por njësitë speciale të Policisë së Kosovës po arrestojnë çdo ditë pjesëtarët e komunitetit serb në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar”.

Gjatë bisedës me Blinkenin, Vuçiç ka theksuar se dorëheqja e katër kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat në veri të Kosovës dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale “janë të një rëndësie kyçe për të ulur tensionet”.

Blinken nga ana tjetër, ka mbështetur planin evropian për çtensionimin e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA