Një pemë është thyer këtë mbrëmje në provincën Varese të Italisë, duke plagosur tetë persona.
Incidenti ndodhi në kopshtin jashtë kishës së San Pietro, kur rreth orës 17:30, pema zuri poshtë njerëzit që ndodheshin aty pranë.
Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur dy helikopterë mjekësorë dhe disa autoambulanca, që u kanë dhënë ndihmë të plagosurve. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur disa fëmijë, pjesë e korit të kishës po largoheshin. Një grua dhe vajza e saj 7-vjeçare janë në gjendje më të rëndë.
Në vendngjarje shkuar edhe kryebashkiaku i Luino Enrico Bianchi , i cili tha se pema dukej e shëndetshme nga jashtë, por trungu ishte ishte i prishur nga brenda. Megjithatë, pritet hetimi i rastit.
Dëshmitarë të ngjarjes u bënë qytetarët që ndodheshin në kishë e që u shprehën të tronditur për incidentin e rëndë.
Top Channel